Piloti britanik i McLaren, Lando Norris, sigori “pole position” në pistën e Spa, e vlefshme për garën e Cmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1. Ai dha kohën 1’40”562, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri.
Pra, një vijë e parë e nisjes tërësisht e McLaren, shumë më e shpejtë se rivalët e saj. Në vendin e tretë u rendit Charles Leclerc me Ferrari, që arriti të lërë pas në momentet e fundit Max Verstappen me Red Bull (i katërti).
Në vendin e pestë u rendit makina Williams e Alexander Albon, që arriti të lërë pas George Russell me Mercedes, i gjashti. Ndërkohë që, brenda “top-10” më të mirëve edhe Yuki Tsunoda, Isack Hadjar, Liam Lawson e Gabriel Bortoleto.
Tjetër paraqitje zhgënjyese për Lewis Hamilton, që u eliminua që në sesionin e parë, atij iu hoq koha pasi kaloi limitet e pistës dhe u rendit në vendin e 16-të. Zhgënjen edhe makina tjetër Mercedes e Kimi Antonelli, i 18-ti.
The post McLaren dominon provat zyrtare në Belgjikë, Norris siguron “pole” para shokut të skuadrës, Ferrari i treti appeared first on Telesport.
