Jo rrallëherë është aluduar se Genta Ismajli dhe Mirsa Kërqeli janë vajza të tezes. Por kësaj dileme i ka dhënë fund Mirsa në emisionin “21 Gradë” në RTV21. Ajo ka treguar se me Gentën janë mikesha.
“Jo, nuk është vajzë e tezes. Nana jem edhe nana e Gentës janë shoqe të ngushta dhe janë shoqe prej shumë kohësh. Mundem me thanë që s’kemi qenë të lindura unë edhe Genta kur kanë qenë ato shoqe. Gjithmonë kanë ndejt bashkë, e kanë mendu krejt që janë motra”, ka thënë ndër të tjera Mirsa.
Ajo po ashtu ka treguar se është shoqe edhe me motrën e Gentës./21Media
