Gazetar: Mihajllo Donev
Dy ditë pasi Kuvendi votoi interpelancën ndaj Prokurorit Publik Shtetëror, Lupço Kocevski, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha se tani është koha që zëri i përfaqësuesve të zgjedhur të popullit të arrijë te institucionet e tjera. Gashi i bëri thirrje Kocevskit të prononcohet, pasi deputetët i shprehën mosbesim politik.
“Zëri ynë, zëri i përfaqësuesve të zgjedhur të popullit u dëgjua. Tani, u mbetet organeve të tjera që duhet ta dëgjojnë këtë zë të përfaqësuesve të zgjedhur të popullit. Qeveria, vetë prokurori publik i shtetit dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë, duhet të prononcohen, nëse mendojnë se duhet të prononcohen pas këtij zëri që u shpreh qartë në Kuvend”, tha Afrim Gashi -Kryetar i Kuvendit.
Megjithëse shumica votoi në favor të interpelancës ndaj Kocevskit, as dy ditë më vonë Qeveria nuk zbuloi nëse propozimi për shkarkimin e tij që u dorëzua në shkurt dhe u la pezull në mars për shkak të tragjedisë në Koçan, do të riaktivizohej dhe procedura do të vazhdonte, ose do të pritet që vetë prokurori të japë dorëheqje. Kocevski pas votimit në Kuvend nuk doli publikisht për të thënë nëse do të jepte dorëheqje.
Nga ana tjetër, një procedurë për shkarkimin e tij me vetë iniciativë tani mund të hapet nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, por nga atje nuk iu përgjigjën pyetjes sonë, nëse pika në lidhje me Kocevskin do të jetë në rendin e ditës në ndonjë prej seancave të ardhshme. Megjithëse propozimi i Qeverisë për shkarkimin e tij mund të jetë përsëri në tryezë, para se të gjendet para deputetëve, mendim për të përsëri do të duhet të përgatitet nga Këshilli i Prokurorëve Publikë.
Pasi Këshilli ta përgatis mendimin, deputetët votojnë për propozimin dhe më pas, në këtë procedurë, Prokurori i Shtetit shkarkohet me 61 vota pro. Kocevski është në krye të Prokurorisë Publike që nga shkurti i vitit 2024, funksion në të cilin u zgjodh kur shumicën parlamentare e kishte qeveria e mëparshme koalicioni LSDM dhe BDI./ Alsat.mk
The post Interpelanca ndaj Kocevski me 71 vota pro, pa abstenime dhe kundër, nuk do të thotë shkarkim nga funksioni, ja veprimet tutje appeared first on Alsat.
