Faton Selami është kandidati i propozuar nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, për Avokat të ri të Popullit, pasi Naser Ziberi doli në pension. Propozimi erdhi nga koalicioni VLEN. Gjithsej për këtë pozitë kishte 17 kandidatë. Në mesin e tyre ishin zëvendësi aktual i Avokatit Ylber Rufati, ish anëtari i Komisionit për Anti-korrupsion, Shemshi Sallai, por edhe shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Driton Nebiu. Ambicie për t’u bërë Avokat i Popullit kishte shprehur edhe ish Avokati i Shtetit, Femi Stafa i cili u shkarkua nga Qeveria në vitin 2022. Komisioni në periudhën në vazhdim duhet të miratojë propozim-vendim për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërsa më pas duhet i njëjti duhet të votohet me shumicë votash në Kuvend dhe shumicë Badinteri. /Alsat.mk

The post Avokati i Popullit/ Komisioni për zgjedhje dhe emërime propozon Faton Selamin appeared first on Alsat.