Gjatë inspektimit që bërë ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në punën që po bëhet për rinovimet në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, drejtori i Klinikës së Traumës dhe Ortopedisë (TOARILUC), Igor Merxhanovski njoftoi se në fudn të gushtit, respektivisht fillim të shtatorit, pritet të lëshohet për përdorim reparti A në Traumatologji.
“Projekti tjetër është, në të cilin po punojmë gjithashtu me mjete nga donacionet, është rinovimi i Repartit të Traumatologjisë, reparti A. Tani do t’iu çoj. Atje për 15-20 ditë pres hapjen e atij reparti. Këtë e kam filluar të njëjtën ditë kur e kam marrë mandati nga ju. Këto janë dhomat. Komplet janë ndërruar. Komplet po rinovohen. Komplet janë ndërruar dritaret e të gjitha dhomave. Lyerje e re, dysheme të lëshuara, kondicionerë të ri. Kondicionerët i kemi marrë nga Kryqi i Kuq. Nga Kryqi i Kuq kemi marrë për bashkëpunim me ta kemi marrë rreth 1 milionë e 200 mijë në pajisje. 20 krevate. 20 dollapë. 8 kondicionerë. Dyshekë të ri mjekësor. Këtu e kemi repartin gjysmëintensiv. Kjo do të jetë për kujdes intensiv? Kjo është për pacientë që janë operuar nga thyerjet. Pacientë traumatikë, ortopedikë. Ndërsa kjo pjesë këtu është kujdes gjysmëintensiv për pacientë që do të operohen me operacione më komplekse”, tha mes tjerash Merxhanovski në bashkëbisedim me Aliun./tv21.tv
