Magnezi konsiderohet nga ekspertët si një nga mineralet më të rëndësishme për shëndetin, duke marrë pjesë në mbi 300 procese enzimatike në trup.
Ky mineral gjithashtu luan rol në përmirësimin e gjumit, uljen e stresit dhe parandalimin e ngërçeve muskulore gjatë natës.
Mungesa e magnezit mund të rrisë rrezikun për hipertension, sëmundje të zemrës, diabet të tipit 2, migrenë dhe osteoporozë. Simptomat përfshijnë:
-Pagjumësi
-Ngërçe muskulore
-Kapsllëk
-Të përziera dhe të vjella
-Lodhje dhe dobësi
-Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash
-Ndryshime të personalitetit
– Aritmi kardiake
Në rastet më të rënda, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA (NIH), mungesa e magnezit mund të çojë në ulje të kalciumit ose kaliumit në gjak.
The post Magnezi, minerali “magjik” për trupin, si të dallojmë mungesën e tij appeared first on Alsat.
