Vllaznia ka mbyllur pjesën e parë ndaj Egnatias në avantazh 1-0 me golin e realizuar nga Gurishta që përfitoi edhe nga një dalje e pasigurtë dhe e pastudjuar nga portieri i ekipit kampion, Dajsinani.
Egnatia që gjithashtu pati raste por që ishte Vllaznia ajo që shpërdoroi shansin e artë me Balaj, që nga pika e bardhë për një penallti të akorduar me VAR për faull ndaj Murataj brenda zone, e dërgoi topin jashtë.
Ndërkohë, pati edhe tensione dhe polemika, përveç se pakënaqësi nga publiku për vendimet e arbitrit kryesor, që nxorri me të kuq trajnerin Edi Martini, i cili vendosi ta ndjekë ndeshjen e mbetur nga tribuna karshi dhe jo duke shkuar në dhomat e zhveshjes apo duke qëndruar te tribuna kryesore lart. Martini shkoi te tifozeria.
Mundësi e artë për Egnatian për të barazuar ne fund te pjeses se pare, me Buric i cili i vetëm gjuan shumë dobët.
The post (VIDEO) Vllaznia-Egnatia, mbyllet pjesa e parë e mbushur me emocione, tension, i kuq dhe penallti e gabuar appeared first on Telesport.
