Vllaznia e nis kampionatin me këmbën e djathtë, duke fituar në debutimin në “Loro Boriçi” në javën e parë dhe duke u hakmarrë disi për atë finale të kampionatit të shkuar të humbur thellë ndaj Egnatias, dy herë kampione radhazi e Shqipërisë.
Kuqeblutë e Edi Martinit fituan 2-0 me golat e Gurishtës në pjesën e parë dhe të Bajramit në fillim të pjesës së dytë. Një ndeshje që ka pasur gjithçka, edhe një arbitrim jo edhe aq të mirë dhe shpesh konfuz që ka ngjallur polemika.
Një i kuq për Edi Martinin, trajneri i Vllaznisë ndoqi ndeshjen nga tribuna karshi pranë tifozëve, duke mos u futur në dhomat e zhveshjes siç ndodh tradicionalisht dhe zakonisht. Protestat e trajnerit nuk u pranuar nga arbitri. Ndërsa Balaj shpërdoroi penallti në pjesën e parë. Egnatia pati 3 raste të mira gjatë gjithë ndeshjes por i kuqi i Ëotlai ishte ai që i penalizoi edhe më shumë, duke i lënë me dhjetë pasi kishin pësuar edhe të dytin pasi Bajrami finalizoi për kuqeblutë.
Ndërkohë, Murataj, i ardhur në merkaton e verës, ishte ndër më të mirët deri sa u zëvendësua, për Vllazninë, duke fituar penallti dhe duke shkaktuar të kuqin te kundërshtari. Fernando pati shansin të hapte sfidën por portieri Jukaj sonte ka qenë fantastik.
The post (VIDEO) Vllaznia gjunjëzon kampionët e Shqipërisë, e nis me këmbën e parë! appeared first on Telesport.
