Real Madrid ka marrë fitoren e dytë rresht në La Liga, pasi ka fituar 0-3 në transfertë ndaj Real Oviedo. Ndeshja filloi vrullshëm për madrilenët, të cilët në minutën e 14-të pretenduan për një penallti të padhënë. Franco Mastantuono pengohet brenda zonës, por arbitri vazhdoi lojën normalisht. SHIKORASTIN
Madrilenët do të zhbllokonin shifrat në minutën e 38-të, ku Aurelien Tchouameni rikuperon një top në mesfushë, Arda Guler tregohet i jashtëzakonshëm duke dhënë një asist spektakolar për Mbappe, francezi dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Vendasit pretendojnë për një faull të Aurelien Tchouameni, por arbitri nuk e mori parasysh. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për madrilenët. Në fillim të pjesës së dytë, vendasit ishin më kërkues. Në minutën e 52-të, ata pretendojnë për një penallti të padhënë, pasi Dean Hujisen shtyn kundërshtarin, por për arbitrin nuk kishte asgjë të parregullt.
Në minutën e 81-të, Kwasi Sibo i afrohet shumë golit të barazimit, por goditja e tij ndalet në shtyllë. SHIKORASTIN
Në minutat shtesë, pati kohë edhe për golin e tretë, shënuar nga Vinicius Junior, pas asistit të Brahim Diaz. Rezultati përfundimtar, 0-3 për Real Madrid. SHIKOGOLIN3
The post Real Madrid merr fitoren e dytë rresht. Oviedo ndëshkohet nga ligji i pashkruar i futbollit… (video) appeared first on Telesport.
