Gazetar: Mihaillo Donev
Rasti i kompanisë “ASD Metal GRUP” është ende në hetim, ndaj të cilit muajin e kaluar Prokuroria Themelore Publike, ka filluar procedurë për rrezikimin e mjedisit, përkatësisht për ndotje të madhe të ajrit duke ruajtur skrap në një lokacion në Shuto Orizarë, për të cilat kompania nuk kishte leje të duhur. Prokuroria gjithashtu urdhëroi një ekspertizë dhe ata thonë se ajo është ende në proces.
“Për rastin janë duke u zhvilluar disa veprime hetimore të marrjes në pyetje dhe mbledhjes së provave. Gjithashtu është urdhëruar ekspertizë. Pas shqyrtimit të plotë të rastit, do të merret vendimi i prokurorit publik”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.
Bëhet fjalë për një depo skrapi në pronësi të dhunuesve të ekipit të Alsatit më 9 korrik, ndërsa raportonte në terren për zjarrin që ndodhi në atë lokacion. Muajin e kaluar, pronari i ASD Metal GRUP mori kallëzime penale për ndotjen e ajrit, si dhe pronari joformal i kompanisë, Aleksandar Nikollçev, pasi njësia e mbrojtjes atomike, biologjike dhe kimike e Ushtrisë përcaktoi një nivel të rritur të grimcave të dëmshme në ajër. Aleksandar Nikolçev është një person me të kaluar kriminale, i njohur nga autoritetet e përndjekjes, i cili është me origjinë nga Velesi, dhe në vitin 2013 ai u arrestua dhe u dënua si pjesë e grupit që punon për Mafian e Frankfurtit./ Alsat.mk
The post ASD Metal Grup/ Mblidhen dëshmi për ndotjen – Pronarët sulmuan fizikisht ekipin e Alsat appeared first on Alsat.
