
Virozat e stinës së verës vazhdojnë të mbeten aktive, duke prekur një numër të madh të qytetarëve. Më të shpeshta në këtë periudhë janë virozat e sistemit të tretjes, por nuk mungojnë as virozat që prekin organet e frymëmarjes, të shoqëruara me kollitje dhe rrjedhje hundësh. Sedat Lumani, mjek amë, thotë se gjatë kohës së fundit prezent ka qenë edhe një lloj mutacioni i kovidit i ngjashëm me grip.
“Gjatë stinës së verës kemi paraqitjen e sëmundjes të organeve për tretje, siç janë vjellja, barkqitja, molisja, sëmundje të shkaktuara prej disa lloj bakterieve, të gjitha materiet ushqyese që kanë proteinë janë kandidatë potencial që të mund të kontaminohen… Për fat të keq sot e kësaj dite kemi ende viroza nga tipi i koronës i cili mund të paraqitet dhe shumë shpesh e kemi, mirëpo me një kontagitet më të ulët dhe me pasoja më të lehta”, tha Sedat Lumani, mjek amë.
Nga virozat e lartpërmendura, komplikimet më të mëdha shëndetësore i përjetojnë fëmijët dhe të moshuarit, për shkak të imunitetit më të dobët që i bënë ata më të ndjeshëm ndaj pasojave të virozëve.
“Prekja mund të jetë te të gjithë gati njësoj si të fëmijët edhe tek te moshuarit, edhe te njerëzit e moshës akitve. Mirëpo, komplikimet janë shumë më të mëdha te fëmijët deri në moshën 5-6 vjeçare, dhe tek të moshuarit mbi moshën 60-70 vjeçare, ku imuniteti i tyre është më i ngadalësuar ose më i dobët dhe nuk kanë mundësi që të luftojnë, dhe atëherë duhet të intervenohet me preparate ndihmëse dhe duhet bërë ekzaminime”, shtoi Sedat Lumani, mjek amë.
Për dallim nga vera e kaluar, kur rastet me viroza stinore ishin më të shpeshta dhe më të rënda, këtë verë situata ka qenë pak më e qetë. Sipas Lumanit kjo lidhet edhe me forcimin e imunitetit tek popullata dhe me kujdesin më të madh ndaj higjienës. /Alsat.mk
