Kandidati i AKI-së për Çairin, Bujar Osmani prezantoi sot para prindërve dhe familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, planin e tij për këtë komunitet. Sipas Osmanit, Çairi do të ketë një qendër ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara, infrastruktura rrugore do të përshtatet për qasjen e tyre më të lehtë në shërbime publike, ndërsa do të punohet shumë për integrimin në shoqëri të fëmijëve më aftësi të kufizuara.

“Është shumë e rëndësishme që shoqëria të bëhet pjesë e ndihmës që u jepet familjeve që kanë fëmije me aftësi të kufizuara. Komuna për të rritur vetëdijen shoqërore, do të shënon zyrtarisht 2 prillin ditën e autizmit dhe 3 dhjetorin ditën e personave me aftësi të kufizuara, me qëllim që të rrisim vetëdijen e shoqërisë. Janë këto disa prej projekteve të rëndësishme të cilën nuk janë politikë, janë obligim njerëzor”, deklaroi Bujar Osmani, Kandidat i AKI-së për Çairin. /Alsat.mk

The post Bujar Osmani prezantoi sot para prindërve dhe familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, planin e tij për këtë komunitet appeared first on Alsat.