KF Shkëndija vazhdon të ketë prezencë të lartë në ekipet kombëtare gjatë kësaj pauze ndërkombëtare, me plot gjashtë futbollistë të grumbulluar. Pas Reshat Ramadanit, Baboucarr Gayes, Anes Meliqit dhe Numan Ajetit, këtë herë ftesa kanë mbërritur edhe për mbrojtësin e ri Nazif Ceka dhe për Ronaldo Websterin. Webster është ftuar nga Xhamajka për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Bermudës më 5 shtator dhe Trinidad & Tobagos më 9 shtator, ndërsa Ceka do të luajë me ekipin U19 të Maqedonisë së Veriut në dy miqësoret kundër Bosnjë e Hercegovinës më 4 dhe 6 shtator. Ndryshe ndeshja Rabotniçki-Shkëndija nuk do të luhet në terminin e paraparë per sot, pasi Komisioni për Gara pranë FFM-së ka sugjeruar të respektohet kërkesa e seleksionuesit të shpresave të vendit Goran Staniq për ndryshim orari.