Edon Zhegrova pritet të bëhet me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës. Zhegrova do të jetë futbollisti më i ri i Juventusit. Gazetari i famshëm italian, Fabrizio Romano raporton se “Zonja e Vjetër” do të paguajë plotë 20 milionë euro për lojtarin kosovar.

Zhegrova pritet që të udhëtoj drejt Torinos për t’i kryer testet mjekësore dhe më pas të zyrtarizohet si lojtar i Juve-s.

Kujtojmë që futbollisti kosovar duhet t’i kryej shpejt këto procedura, sepse nga nesër Kosova nis stërvitjet për ndeshjet e muajit shtator dhe ai tashmë është në listën e Franko Foda-s./Indeksonline/

The post Mësohet se sa do të paguajë Juventusi për Edon Zhegrovën appeared first on Alsat.