Zjarret/ Është vazhduar ndalim i plotë i lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore deri më 30 shtator

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësisë, është vazhduar ndalim i plotë i lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore deri më 30 shtator.

Lëvizja nëpër pyje lejohet vetëm me leje me shkrim nga Ndërmarrja Publike “Pyjet Kombëtare” ose Parqet Kombëtare.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkelësit e këtij vendimi do të gjobiten me 1.500 deri në 2.000 euro, sipas Ligjit për Pyjet, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.