Kombëtarja e Shqipërisë do të përballen në udhëtim me Gjibraltarin, në miqësoren që do të luhet në stadiumin “Europa Point”. Trajneri Silvinjo ka punuar për më shumë se një orë me të gjithë grupin, duke u fokusuar më shumë në aspektin taktik. Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi se grupi gëzon formë të mirë dhe nuk ka probleme me dëmtimet.

Pas miqësores me Gjibraltarin, më 9 shtator kombëtarja e Shqipërisë do ta presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve për Botërorin 2026, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Kujtojmë se kombëtarja e Shqipërisë përgatitjet I zhvilloi në qendrën stërvitore në Malaga në prag të miqësores me Gjibraltarin, e cila do të luhet sonte në orën 18:00. /Alsat.mk

The post Shqipëria, miqësore me Gjibraltarin në transfertë appeared first on Alsat.