Kancelari gjerman Fridrih Merci deklaroi se liderët evropianë e kanë vlerësuar gabim krizën ruso-ukrainase dhe liderin rus Vladimir Putinin.
“Të gjithë kemi bërë gabime në lidhje me Vladimir Putinin. E vërteta është se unë gjithmonë kam qenë skeptik. Por duhet ta kisha kuptuar kërcënimin më herët, shumë kohë para sulmit të tij ndaj Ukrainës – në vitin 2014, kur ai pushtoi Krimenë. Dhe ndoshta edhe në vitin 2008, kur ai sulmoi Gjeorgjinë”, tha ai në një intervistë me Pari maç.
Merci vuri në dukje përmasat historike të asaj që po ndodh, duke përmendur se Putini, me agresionin kundër Ukrainës, ka “sulmuar vendin e dytë më të madh në kontinentin evropian”.
Ai paralajmëroi gjithashtu se evropianët për vite me radhë do të duhet të përballen me këtë “regjim autoritar që nuk respekton më ekuilibrin që ekzistonte dikur”.
Merci kohët e fundit e quajti liderin rus “kriminelin më të madh të luftës të kohës sonë”.