Pjesa e parë e miqësores në Pragë mbyllet me barazim, Trajkovski shënon gol atraktiv

Sfida në Pragë filloi në mënyrë miqësore , sepse nuk kishte asnjë aksion konkret nga të dy palët brenda 15 minutave të parë. Nxitja e parë ishte para portës së Maqedonisë, kur sulmuesi Albikran Feras u rrëzua në zonë dhe vendasit kërkuan penalti. Në mungesë të sistemit VAR, arbitri kryesor dha shenjë që të vazhdojë ndeshja. Në minutën e 21-të, Arabia Suadite prodhoi aksionin më të bukur, kur sulmuesi Feras u gjete i vetmuar në zonë, por goditjen e tij e ndalon portieri Dimitrievski.

Në minutën e 26-të, Jani Atanasov drejtoi goditjen e parë kah porta e Abdulrahmanit, i cili nuk kishte vështirë që të intervenojë. Disa caste më vonë, në një kundërsulm të shpejtë, Aloub Adulrahman u fut në zonë, ndërsa asisti i tij përfundoi te Musliu, që ishte më i shpejtë se sulmuesi nga Arabia Saudite.

Në minutën e 33-të, Moteb godet nga 17 metra, por topi devijohet nga Dimitrievski në rivënie nga këndi. Në katër minuta para përfundimit të pjesës së parë, Maqedonia shënon gol.

Despotovski asiston në krahun e majtë, ndërsa Aleksandar Trajkovski në mënyrë atraktive dërgon topinnë këndin më të afërt për 1-0.

I njëjti futbollist dërgon goditje nga 18 metra, por topi shkon mbi portë. Në minutën e 45-të, Arabia Saudite shënon golin e barazimit.

Ristevski humb topin në mesfushë, ndërsa topi arrin deri te Feras Albikran, i cili mposht Dimitrievskin për të barazuar shifrat në 1-1.

Në kohën shtesë kanoset edhe Abu Allshamat, por Dimitrievski është në vendin e duhur.

The post Pjesa e parë e miqësores në Pragë mbyllet me barazim, Trajkovski shënon gol atraktiv appeared first on Alsat.