Nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se kanë zbardhur rastin e rrahjes të dy të rinjve në Tetovë, transmeton TV21.

Siç informojnë nga MPB, sulmuesit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të ngriten kallëzime penale.

“Më 03.09.2025, në orën 22:30, në rrugën “Prilepska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.Ç. (20) nga Tetova, ndërsa më 04.09.2025, në orën 12:10, në rrugën “Ilinden”, është privuar nga liria edhe D.D. (23) nga fshati Radiovc. Gjithashtu, është zhvilluar bisedë zyrtare me 16 të mitur. Ata dyshohen se rreth orës 18:00, në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, në grup, kanë sulmuar fizikisht një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të dy nga fshati Dobrosht, komuna e Tearcës, të cilët ishin duke dalë nga shkolla e mesme. Sipas kallëzimit të bërë nga prindërit e tyre, Q.E. (50) dhe H.I. (43) nga Dobroshta, djemtë e tyre kanë qenë bashkë me një të mitur tjetër, i cili ka arritur të ikë nga vendngjarja. Anëtarët e grupit dyshohet të kenë qenë tifozë të një klubi futbolli nga Tetova. Pas sulmit, dy të miturit janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Pas dokumentimit të rastit, në bashkëpunim me prokurorin publik, ndaj sulmuesve do të ngriten kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

Jaw‑Dropping Jumps That Broke The Internet

Brainberries

Video Of Giant Anaconda Is Going Viral All Over The World. Watch

Buzz Day

These 10 Gorgeous Fighters Will Make You Want To Watch Muay Thai

Brainberries

Fall In Love With Kizomba: Top 5 Must-See Performances

Herbeauty

Why Fans Hated These 8 Movie Kisses? Find Out Here!

Brainberries

10 Giant Invertebrates You’ll Wish You’d Never Seen

Brainberries

Horse’s Refusal To Give Birth Sparks Dramatic Vet Rescue!

Buzz Day

Guests That Turned Late-Night Show Into Late-Night Chaos

Brainberries

A Plane Took Off Wrong – See What Happened

Buzz Day