Kosova ka dëshpëruar në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Zvicrës në Basel. Pas 45 minutave rezultati është 4:0 për helvetikët. Manuel Akanji shënoi në minutën e 22-të, Breel Embolo në minutën e 25-të dhe të 45-të, kurse Silvan Widmer në minutën e 39-të. Në të katër rastet mbrojtja e Kosovës reagoi shumë zbehtë. Në fakt Zvicra ka dominuar plotësisht në fushë dhe rezultati dëshmon atë që skuadrat që shfaqën në pjesën e parë.

The post Kosova dëshpëron në pjesën e parë, po pëson 4:0 appeared first on Alsat.