Mot me diell dhe i ngrohtë, temperaturat deri në 36 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me pak vranësira. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, herë pas here e fortë nga veriu përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 28 deri në 36 gradë, njoftoi Drejtoria Hidrometeorologjike (DHM).

Në Shkup, kryesisht me diell dhe ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, herë pas here e fortë nga veriu në disa pjesë të luginës. Temperatura minimale do të bjerë në 15, ndërsa maksimale do të arrijë 35 gradë.

Sipas DHM-së, moti në ditët në vijim nën ndikimin e presionit të lartë të ajrit do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me pak vranësira deri në mesatare.