Emocionet e Kampionatit Evropian të Basketbollit vazhdojnë edhe sot, me dy ndeshje të çerekfinales. Turqia e pamposhtur është favorite kundër Polonisë.  Në tre vitet e fundit, këto dy ekipe kanë luajtur katër herë, në të cilat Turqia ka tre fitore, dhe Polonia është gëzuar një herë, dhe atë me një diferencë minimale prej vetëm një pike.

Në ndeshjen e dytë sot, Lituania do të luajë me Greqinë në Riga. Lituanezët pritet të kenë mbështetje shumë më të madhe nga tribunat, por Greqia ka kartën e saj të fortë në fushë, dhe ai është Xhianis Antetokounmpo. Është qendra që mund të bëjë diferencën, prandaj Greqia është favorite në këtë duel.

The post Greqia dhe Turqia, favorite në përballjet e çerekfinales appeared first on Alsat.