Spanja ka fituar 1-3 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen kualifikuese për Euro U21 2027, kompeticion i cili do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.

Spanja gjeti avantazhin që në minutën e 10-të me Joel Roca, pas një aksioni model. SHIKOGOLIN Reagimi i dardanëve erdhi shpejt dhe barazuan shifrat 10 minuta më pas me mesfushorin e Llapit, Arianit Hasani, i cili shënoi një gol fantastik me një goditje klasi nga kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. SHIKOGOLINEHASANIT

Spanja do të gjente golin e avantazhit në minutën e 70 me Iker Bravo, i cili devijoi goditjen e shokut të skuadrës, duke i ndryshuar drejtimin topit dhe duke përfunduar në rrjetë. SHIKOGOLIN

Kur të gjithë dardanët ishin në sulm për të kërkuar golin e barazimit, në minutën e fundit shtesë, erdhi edhe goli i tretë nga Adrian Nino. Pas dy ndeshjeve të para në grupin A, Finlanda dhe Spanja kryesojnë me nga 6 pikë, Romania e treta me 2 pikë, Kosova e katërta me 1 pikë, San Marino po me 1 pikë renditet i pesti dhe mbyll grupin Qipro me 0 pikë.

The post Kosova U21 reziston 70 minuta, Spanja e yjeve vulos fitoren në frymën e fundit (video) appeared first on Telesport.