Gazetare: Linda Ebibi
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu thotë se për momentin nuk ka asnjë zgjidhje për grumbullimin e mbeturinave dhe mbetjeve mjekësore në Klinika e cila i hasi kamera e Alsat një ditë më parë. Aliu tha se ky problem do të zgjidhet me projektin e parkingut.
“Ju e dini që kampusi është një prej prioriteteve që e kemi, duke filluar nga parkingu në kampus, pra pastrimi i kampusit do të zgjidhet në momentin kur do të kemi një zgjidhje komplet të gjithë kampusit në tërësi, nga momenti i parkimit deri te momenti i gjelbërimit dhe pastrimit. Tash për tash kështu është siç duket, e dini edhe ju edhe qytetarët, unë besoj për shpejt kohë, kur do të implementohet ajo që e kemi të projektuar, besoj se do të kemi një kampus më të pastër dhe më të gjelbër.
– Për momentin nuk ka zgjidhje?
-Për momentin, kjo është që e shihni ”, tha Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë.
Edhe për mungesën e anesteziologëve, me çka janë reduktuar operacionet, Aliu thotë se për momentin nuk ka zgjidhje.
“Jo nuk është tejkaluar, e dini që anesteziologë mungojnë gjithandej, një prej mundësive për t’u tejkaluar është edhe mundësia për bashkëpunim, mobilitet, brenda në shtet, ndërmjet institucioneve, edhe riorganizim. Ne sot folëm edhe për aspektin se si prodhojmë ne specialistë dhe anesteziologë, kështu që do të duhet të ketë, për fat të keq kemi ardhur në situatë të tillë që ministria e shëndetësisë, të mos kemi informacione se çfarë nevoja do të kemi në të ardhmen dhe cili kuadër do të mungojë dhe do të duhet të prodhohet në kohë. E dini që një anesteziolog të krijohet si i tillë, i duhet minimum 10 vjet”, tha Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë.
Aliu përmendi se me institucionet shëndetësore private do të bëjnë shkëmbimin e mjekëve, si zgjidhje për mungesën e kuadrit mjekësor. /Alsat.mk
The post Aliu: Për momentin nuk ka asnjë zgjidhje për grumbullimin e mbeturinave dhe mbetjeve mjekësore në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” appeared first on Alsat.
