Lagjet e Shkupit, Aerodrom dhe Novo Lisice, janë mbuluar nga tymi sonte. Lëvizja në shëtitoret është zvogëluar ndjeshëm për shkak të erës së padurueshme, ndërsa revolta e banorëve është e madhe.

Alsat kontaktoi ekipin e zjarrfikësve në Autokomandë, nga ku informuan se retë e dendura burojnë nga zjarri në deponinë e Drislës, dhe rrymat e ajrit po i çojnë ato drejt lagjeve të Shkupit.

Banorët e këtyre pjesëve të kryeqytetit do të detyrohen të mbyllin dritaret dhe të kalojnë natën me kondicionerë të ndezur sonte.

The post Lagjja Aerodrom dhe Novo Lisiçe të mbulohen nga tymi appeared first on Alsat.