Kryeministri Hristijan Mickoski bashkë me ministrat inspektoi aktivitetet ndërtimore për rindërtimin dhe adaptimin e bllokut operativ dhe kujdesit intensiv në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, Shkup. Drejtori i këtij institucioni shëndetësor Sinisha Stojanoski tha se pas 40 vitesh do të ketë segment të ri kirurgjik.
Ky investim i rëndësishëm kapital do të rrisë ndjeshëm nivelin e ofrimit të kujdesit shëndetësor, në kushtet më moderne sipas standardeve evropiane dhe botërore, njoftoi Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski tha se mjekët dhe pacientët do të kenë kushte më të mira dhe se “8 Shatori” do të bëhet spitali më modern në Maqedoni.
Përndryshe projekti prej 12 milionë euro, përfshin rinovimin e 750 m2 të 7 sallave të operacionit dhe 500 m2 janë laboratorë me teknologji të re. Rikonstruimi pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.
