Interi ka zyrtarizuar transferimin e Manuel Akanxhit nga Man. Siti dhe mbrojtësi zviceran pritet të debutojë menjëherë në një nga sfidat më të mëdha të sezonit, “Derby d’Italia” ndaj Juventusit.
Sipas “Sky Sport Italia”, trajneri Kristian Kivu është gati ta hedhë titullar Akanxhin që në përballjen e së shtunës në “Allianz Stadium” të Torinos, duke e vendosur përkrah Françesko Açerbit dhe Alesandro Bastonit në qendër të mbrojtjes. Zvicerani pritet të marrë vendin e Jan Bisekut në formacion.
Kjo ndeshje vjen në një moment të rëndësishëm për Interin, i cili humbi sfidën e fundit në shtëpi kundër Udinezes dhe është nën presion për një rezultat pozitiv.
Ndryshime të tjera priten edhe në mesfushë, ku Henrik Mkhitarian mund të rikthehet në vend të Petar Suçiçit për të formuar dyshe me Hakan Çalhanoglu-n. Në sulm, kapiteni Lautaro Martinez dhe Markus Turam do të udhëheqin repartin ofensiv, pavarësisht se argjentinasi u rikthye vonë nga impenjimet me kombëtaren.
The post Blerja e re e Interit mund të luajë kundër Juventusit appeared first on Alsat.
