Lamine Jamal: Nuk isha për shkollë, e doja më shumë futbollin

Lamin Jamal ka folur për gjithçka, sidomos për jetën e tij.

“Gjatë stërvitjes me ekipin e të rinjve, trajneri më tha se duhej të ngjitesha dhe të stërvitesha me ekipin e parë. Luajtëm një ndeshje të shkurtër me ta dhe shënova dy gola. Oskar, vëllai i Çavit, më pyeti se si ishte e mundur që nuk po luaja, por isha i qetë. Dhe pak më vonë, më telefonuan. Së pari, u thirra për një ndeshje dhe nuk luajta. Në ndeshjen tjetër, debutova kundër Betisit.”

“Familjen e kam pasur pikë të dobët, sidomos nënën. Sapo të fitoja diçka, do t’i bleja asaj një shtëpi. Dhe dita erdhi. E pyeta për zonën dhe i thashë të kërkonte çfarë të donte. Tani e shoh buzëqeshjen e nënës sime. Ne vinim nga një apartament ku kuzhina dhe dhoma e gjumit ishin në të njëjtin vend. E shoh nënën time të lumtur tani. Që vëllai im mund të ketë fëmijërinë që unë do të kisha dëshiruar, është ajo që më bën më të lumtur. Babai im është në paqe në shtëpinë e tij, nëna ime mund të ketë çfarëdo që dëshiron. Ajo është mbretëresha ime, ajo që dua më shumë. Ajo është gjithçka që një fëmijë mund të kërkojë.”

FC Barcelona player Lamine Yamal poses with his new jersey after signing a contract extension with the soccer club in Barcelona, northern Spain, Wednesday, July 16, 2025. (AP Photo/Joan Monfort)

“Nuk isha për shkollën, nuk më mësohej. Nga jeta zbulova gjëra që nuk i kisha parë më parë. Do t’i bëja gjërat ndryshe tani, por janë përvoja. Nëse nuk do t’i kisha pasur, do të bëja ende një gabim tani. Nuk pendohem për asgjë. Një karrierë me studime? Do të doja, por nuk isha i krijuar për të.”

Barcelona’s Lamine Yamal, center, is challenged by Inter Milan’s Carlos Augusto, left, and Inter Milan’s Henrikh Mkhitaryan during the Champions League semifinal first leg soccer match between Barcelona and Inter Milan at the Lluis Companys Olympic Stadium in Barcelona, Spain, Wednesday, April 30, 2025. (AP Photo/Joan Monfort)

“Nuk ëndërroj të fitoj një Top të Artë, ëndërroj të fitoj shumë. Këtë ua them miqve të mi. Kam aftësinë ta bëj, dhe nëse nuk e marr, është sepse nuk i kam bërë gjërat siç duhet. Dhe nëse ndodh, do të jem shumë i lumtur, por duhet të vazhdoj të fitoj me ekipin tim./Panoramasport/

The post Lamine Jamal: Nuk isha për shkollë, e doja më shumë futbollin appeared first on Alsat.