Gazetar: Bashkim Sulejmani
Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit në administratën komunale, pastrimi i qytetit nga mbeturinat dhe qentë endacakë dhe për të përmirësuar infrastrukturën, janë pikat kryesore, në të cilat mbështet programi zgjedhor i kandidatit të pavarur për Gostivarin Visar Ademi. Ai tha se Gostivari është mbuluar nga mbeturinat dhe është bërë qytet i cili “vlon” nga qentë endacak, pa kanalizim, pa parkingje të duhura dhe pa rini, sepse ikën nga Gostivari.
“Sot do shpalos para jush pesë shtylla kryesore, dhe ato janë, infrastrukturë planimetri e urbanizëm. E dyta është zhvillimi ekonomik, ndërmarrësia dhe punësimi, e treta është edukimi arsimimi, e katërta digjitalizimin i administratës publike, sepse dua ta transformoj të jetë në shërbim të qytetarëve administrata publike, dhe e pesta pasuritë dhe bukuritë e Gostivarit, i cili ka 325 ditë me diell. Sot kemi mbeturina çdokund, kosha të plehrave që nuk ekzistojnë dhe krijohen deponi të egra, qentë endacakë janë bë problemi më i madh i Gostivarit dhe këto duan zgjidhje”, deklaroi Visar Ademi, kandidat i pavarur për Gostivarin.
Ademi po ashtu tha se lufta kryesore do të bëhet me korrupsionin në administratën komunale si dhe do të pamundësohen punësimet partiake në komunë.
“Do ta pastroj nga korrupsioni që e ka kapluar atë ndërtesë atje që quhet komunë. Nga dita kur do futem në komunë, nuk do ketë më punësime partiake, dhe ky do jetë kapitull i mbyllur i yni, do vetëm ama me CV me dije dhe njohuri. Do ta zvogëloj maksimal korrupsionin, sepse ne momentin kur nuk ka procese digjitale merren vendime nga njeri qe vonohen, siç ka sot ende lëndë të pa kryera nga 2019”, tha Visar Ademi, kandidat i pavarur për Gostivarin. /Alsat.mk
The post Kandidati i pavarur për Gostivarin Visar Ademi zbardhi shtyllat e programit të tij zgjedhor appeared first on Alsat.
