Ka nisur sot java e parë e Superligës në volejboll për femra, teksa janë luajtur dy nga 4 takimet e para. Fitore për Dinamon dhe Skënderbeun, ndërkohë që spikat derbi Tirana-Partizani (luhet të hënën) dhe Pogradeci-Teuta.
Në Shkodër, skuadra e Skënderbeut fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë vendase (25-21, 25-11, 25-21). Një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga vajzat korcare, që hasën rezistencë vetëm në setin e tretë, duke e merituar fitoren dhe tri pikët.
Pa probleme fiton skuadra e Dinamos, që mposhti 3-0 Korabin në kryeqytet, një ndeshje e dominuar nga kryeqytetaset (25-6, 25-11, 25-10). Diferencat në fushë mes dy skuadrave ishin të ndjeshme, një takim që zgjati vetëm 60 minuta.
Superliga-Femra, java e parë
Korabi – Dinamo, 0-3
Vllaznia – Skënderbeu, 0-3
Pogradeci – Teuta, 14 shtator
Tirana – Partizani, 15 shtator
Renditja: Dinamo 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Vllaznia 0 pikë, Korabi 0 pikë, Tirana 0 pikë, Partizani 0 pikë, Pogradeci 0 pikë, Teuta 0 pikë.
The post Dinamo dhe Skënderbeu e nisin me fitore Superligën, hedhin kandidaturën për titull appeared first on Telesport.
