Janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së tretë të Superiores. Tirana barazoi 1-1 ndaj Flamurtarit në “Selman Stërmasi”, trajneri italian Roberto Bordin debuton me 1 pikë në krye të bardhebluve.

Vendasit gjetën avantazhin pas 6 minutash lojë, ku Tabekou shënoi pas topit të ardhur nga goditje këndi. Barazimi i vendasve erdhi në fillim të pjesës së dytë, ku Bourard përfitoi nga një përgjumje e mbrojtes vendase dhe dërgoi topin në rrjetë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Në “Adush Muça”, Bylis u mposht 0-1 nga Egnatia. Goli për rrogozhinasit u shënua në minutën e 56-të nga Flamur Ruçi, i cili shënoi pasi tentativa e parë e Buric u ndal nga portieri vendas. Kujtojmë që në pjesën e parë, Edison Ndreca gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke e nxjerrë topin jashtë. Rezultati final, 0-1 për Egnatian.

Ndërkohë, po sot mbasdite janë luajtur edhe ndeshjet e Kategorisë së Parë, Luftëtari fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Burrelit. Besa u mposht në shtëpi 1-2 nga Apolonia. Kastrioti dhe Korabi u ndanë në barazim pa gola, ndërsa Laçi provoi humbjen e parë për këtë sezon, 1-0 në Pogradec. Ditën e djeshme, Skënderbeu fitoi 2-0 ndaj Ilirisë, ndërsa Kukësi barazoi 1-1 ndaj Lushnjes.

Renditja në Kategorinë e Parë pas 3 javëve është si më poshtë:

byli

The post Bordin debuton me barazim te Tirana, Egnatia merr fitoren e parë për këtë sezon. Laçi provon humbjen e parë në Kategorinë e Parë appeared first on Telesport.