Përveç transferimit të emrave të mëdhenj, Barcelona dhe Real Madrid nuk heqin dorë nga strategjia e tyre për t’u besuar talenteve të reja.

Objektivi i fundit i dy ekipeve kryesore të Spanjës, është Aaron Bouvman, qendermbrojtësi holandez i Ajaksit, që këtë sezon është pjesë e ekipit të parë.

18-vjeçari i konsideruar si “Virxhil van Dajk” i ri ka ngjallur interesin e disa klubeve të njohura dhe sidmos Barcelonës dhe Real Madrid.

Skautët e secilit prej tyre do e kenë në monitorim të plotë talentin holandez këtë sezon dhe në rast se ata do binden prej tij, nuk do jetë aspak çudi nëse sezonin e ardhshëm do të shohim në La Liga.

The post Barcelona dhe Real Madridi në garë për “Virxhil van Dajkun e ri” appeared first on Alsat.