Boksieri amerikan Terens Krauford, me vendim unanim të gjyqtarëve, mposhti meksikanin Saul Kanello Alvarez, duke qëndruar i pamposhtur (42 fitore, 0 humbje) në karrierën e tij.
Në duelin e zhvilluar në Las Vegas, 37-vjeçari amerikan thuajse e dominoi duelin. Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren (116-112, 115-113, 115-113), ndërkohë që meksikani detyrohet të ngrejë “flamurin e bardhë” (69 fitore, 3 humbje e 2 barazime).
Edhe pse dueli zhvillohej në peshën e Alvarez (pesha super e mesme), ai nuk arriti dot të triumfojë. Krauford u ngjit dy pesha më shumë për këtë sfidë dhe ia doli mbanë të marrë titullin. Amerikani mban edhe titujt kampionë bote në peshën “uelter” dhe “mesme e lehtë”. Pra, ai bëhet kampion i padiskutueshëm i botës në 3 Divizione të ndryshme, çka tregon për epërsinë e tij.
The post Krauford bëhet kampion i padiskutueshëm në 3 Divizione appeared first on Alsat.
