Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është i bindur se zjarret janë të qëllimshme. Pas vizitës së tij në Trubarevë, ku një ditë më parë shpërtheu zjarri në depon e mbetjeve elektronike, ai bëri akuza se zjarret janë të organizuara nga qendrat e fuqisë nga vendi dhe nga jashtë, të cilat nuk duan që kjo Qeveri të ketë sukses. Ai tha se ngjarje të këtilla do të vazhdojnë, pasi siç theksoi dikush ka interes. Sipas Mickoskit kushtet në të cilat punojnë depot, siç është rasti i Trubarevës nuk janë kushte në të cilat duhet të punojnë dhe sipas tij sulmet fizike dhe hibride të cilat ndodhin targetojnë anë të tilla të dobëta.
“Punë të tilla do të ndodhin dhe nuk do të ndalen. Dua të apeloj qytetarët se nxitje të tilla diversione të tilla do të ketë edhe në periudhën e ardhshme, sepse ka Qendra të Fuqisë në shtet, por edhe jashtë, të cilat nuk duan që kjo Qeveri të ketë sukses. Ne do të luftojmë. Ata do të vazhdojnë të nxisin, do të vazhdojnë të krijojnë, ndërsa ne do të vazhdojmë të punojmë dhe në fund do të fitojmë. Ajo që po ndodh tani dhe ajo që ndodhi verës, edhe pse me sukses e menaxhuam, do të vazhdojë, sepse dikush ka interes kjo të vazhdojë, por do të mposhtet”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër./Alsat.mk
The post Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është i bindur se zjarret janë të qëllimshme appeared first on Alsat.
