Heshtje totale nga presidenca edhe pas shumë paralajmërimeve nga krerët e shtetit se qeveria është pre e sulmeve hibride nga qendra të fuqisë nga vendi dhe jashtë. Këto pretendime autoritetet i bënë pas disa zjarreve që shpërthyen javën e fundit në deponi të ndryshme. U dogjën mbeturinat në deponinë “Drislla” dhe në deponinë në “Vardarishte”, ndërsa e fundit “bomba ekologjike” nga djegia e mbeturinave plastike dhe elektronike në Trubarevë. E të gjitha këto, nuk mjaftojnë që presidentja Gordana Siljanovska Davkova të thërrasë Këshillin e Sigurisë. Alsat dërgoi pyetje nëse ka në plan një gjë të tillë, por nga atje asnjë fjalë. /Alsat.mk

The post Këshilli i Sigurisë, në gjumë të thellë, asnjë mbledhje për zjarret appeared first on Alsat.