Janë mbyllur pjesët e para të katër supersfidave të mbrëmjes në Champions League. Në “Anfield”, Liverpool po udhëheq 2-1 ndaj Atletico Madridit, falë dy golave të shpejtë brenda 6 minutave të para.
Fillimisht në minutën e 4-të, Andry Robertson shënon nga goditja e dënimit, i ndihmuar edhe nga devijimi i murit mbrojtës të Atletico-s. Dy minuta më pas, Salah dyfishon shifrat. Egjiptiani futet bukur në zonë dhe pas merr një top nga Gravenberch e dërgon atë në rrjetë. Atletico ngushton shifrat në shtesën e pjesës së parë, një kombinim i bukur mes Raspadorit dhe Llorente, ky i fundit dërgon topin në rrjetën e Alisson.
Në “Parc des Princes”, PSG po udhëheq 2-0 ndaj Atalantës. Ishte Marquinhos ai që zhbllokoi shifrat pas tre minutash lojë. Gjithçka nisi pas një topi të humbur nga Bellanova, Fabian Ruiz asiston për Marquinhos, braziliani dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 39-të, Kvaratskhelia tregon gjithë klasin e tij dhe dyfishon shifrat me një gol shumë të bukur. Në fund të pjesës së parë, Bradley Barcola gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
Në “Allianz Arena”, pjesa e parë mes Bayern dhe Chelsea është mbyllur 2-1 për bavarezët. Vendasit kanë kaluar fillimisht në avantazh falë një autogoli, ku padyshim merita ishte e Michael Olise.
Francezi futi një top të fortë nga krahu brenda në zonë, aty ku Trevoh Chalobah u tregua i pavëmendshëm dhe pas topi u përplas me të përfundoi në rrjetë, në minutën e 20-të.
Pesë minuta më pas, Harry Kane dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai, pasi u pengua brenda zonës nga Moises Caicedo. “Blutë” reagojnë direkt dhe ngushtojnë shifrat me golin e Cole Palmer. Anglezi shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë të “Bluve” dhe kombinimit me Joao Pedro-n.
Në “Amsterdam”, Inter po udhëheq 0-1 në transfertë ndaj Ajax. Për ziklatrit shënoi Thuram në minutën e 42-të, francez dërgoi me kokë topin në rrjetë pas krosimit të Hakan Calhanoglu nga goditja e këndit.
Në minutën e 34-të, Thuram tërhiqet nga Baas nga fanella dhe arbitri jep të verdhë për lojtarin e Ajax dhe penallti për Inter. Ndërhyn VAR, anullohet penalltia, për një faull të mëparshëm gjatë aksionit.
The post 45-minutat e para: Liverpool dy gola për 2 minuta, spektakël në Bayern-Chelsea. PSG bën detyrën, Thuram nderon Interin appeared first on Telesport.
