Gazetar: Zekirija Haxhiu

Fajtori i vërtetë i deponive dhe mbeturinave nëpër qytet është pikërisht kryeministri Hristijan Mickoski thonë nga Ndërmarrja Publike “Drislla”. Në komunikatën e kësaj ndërmarrjeje thuhet se këto kriza e skenarë janë fabrikuar nga koalicioni VMRO dhe VLEN. Koordinimi bëhet mes Mickoskit dhe kreut të bordit të ndërmarrjes, Dame Dimitrovski.

“Drislla, mbeturinat në Shkup dhe gjendja në Drislla është rezultat i paaftësisë së Hristijan Mickoskit dhe shokëve të tij nga fakulteti. Qytetarët e Shkupit nuk janë fajtorë për kaosin që e bën shoku i Mickoskit nga fakulteti i makinerisë me të cilin që të dy janë atje profesorë, ndërsa Dame Dimitrovski i cili është kryetar i bordit drejtues të Drisllës. Shkupi nuk guxon të jetë i robëruar nga Mickoski dhe koalicioni VMRO-VLEN”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Drislla.

Nga atje shtojnë se mbi 500 njerëz nga këto dy parti udhëheqin me bordet ekzekutive dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve dhe krijojnë kaos. Inate politike bëhen edhe në këshillin e qytetit të Shkupit thonë nga ndërmarrja.

Alsat dërgoi pyetje në VMRO dhe Qeveri, megjithatë, nga atje deri në këto momente asnjë përgjigje. Pikërisht kaosi me mbeturinat në lagje të ndryshme por edhe djegia e mbeturinave në deponinë Drislla, bëri që qytetarët të ngulfaten edhe nga era por edhe nga tymi i rëndë që shpërndahet gjithandej qytetit. Kaosi me mbeturinat kryesisht krijohet në komunat të cilat udhëhiqen nga partitë në pushtet si në Çair, Butel, Gazibabë e Kisella Vodë. /Alsat.mk

The post Drejtuesit e Drisllës akuzojnë Mickoskin dhe VLEN-in për gjendjen me deponitë appeared first on Alsat.