Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, shpreson të ketë kohë për të treguar se si do të evoluojë sistemi i tij. Gjithsesi, në prag të ndeshjes së sotme ndaj Chelsea, ai këmbëngul se as Papa nuk do ta detyrojë ta ndryshojë atë tani nga frika se çfarë do të mendojnë lojtarët për të.
“Asnjëherë nuk kam menduar ta ndryshoj lojën time. As Papa nuk mund të më detyrojë, nuk do të ndryshojë“, tha Amorim, që ka këmbëngulur se do të qëndrojë me formacionin e tij 3-4-2-1 pavarësisht se ka përqindjen më të keqe të fitoreve të çdo trajneri të United.
“Djajtë e kuq” kanë grumbulluar më pak pikë se çdo skuadër tjetër e Premier League, – mesatarisht një për ndeshje, me një diferencë golash -13, – që kur Amorim u emërua nëntorin e kaluar.
“Do ta ndryshoj sistemin, do të ketë një evolucion, por duhet të bëjmë të gjitha hapat e mire. Nëse jam lojtar dhe kam një trajner me shumë presion për të ndryshuar sistemin dhe do të ndryshoj në këtë moment, ata do të më shohin ndryshe“, tha ai.
“Kur mendon për ndikimin e çdo vendimi në ekip, gjithçka është e rëndësishme. Kjo do të ketë një evolucion. Unë po i bëj gjërat në mënyrën time. Disa djem e bëjnë në një mënyrë tjetër. Do të ndryshojë, shpresoj të kem kohë për të ndryshuar”, tha Amorim.
The post Amorim: As Papa nuk mund të më detyrojë të ndryshoj lojën time, por diçka do të lëvizë appeared first on Telesport.
