Izraeli ka reaguar pas njoftimit se Kanadaja, Britania dhe Australia morën vendimin për njohjen e Palestinës.
Përmes një njoftimi, ministria e Jashtme izraelite tha se ky veprim është shpërblim për Hamasin.
“Njohja nuk është gjë tjetër veçse një shpërblim për Hamasin xhihadist – të inkurajuar nga Vëllazëria Myslimane e lidhur me të në Mbretërinë e Bashkuar. Vetë udhëheqësit e Hamasit e pranojnë hapur: kjo njohje është një rezultat i drejtpërdrejtë, “fryti” i masakrës së 7 tetorit. Mos lejoni që ideologjia xhihadiste të diktojë politikën tuaj.”, thuhej në deklaratë.
Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia u bashkohen më shumë se 140 vende të tjera në njohjen e shtetit palestinez.
