Trajneri i Egjiptit, Hosam Hasan, ka shprehur hapur mbështetjen për yllin e Liverpullit, Mohamed Salah, në garën për “Topin e Artë”, çmimi më i lartë individual në botën e futbollit.
Përmes një postimi në “Instagram”, të shoqëruar me një imazh ku shfaqet Sallah duke mbajtur trofeun, Hasan thekson se sulmuesi egjiptian e meriton këtë vlerësim të lartë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndër vite në Premier Ligën e Anglisë.
“Duke marrë parasysh sfidat që ka kaluar gjatë karrierës së tij, ai e meriton. Duke marrë parasysh pengesat që ka kapërcyer, ai e meriton. Për shkak të viteve të lojës brilante, individualitetit dhe kreativitetit në ligën më të fortë në botë, ai e meriton këtë çmim”, shkruan Hassan.
Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimit do të mbahet sot në Paris, ku do të shpallet lojtari më i mirë i sezonit.
“A nuk ka ardhur koha që futbolli dhe ata që vendosin për këtë çmim t’i japin atij atë që e meriton? Lutjet tona, si edhe lutjet e gjithë egjiptianëve dhe fansave të Salah në mbarë botën, janë që ai të fitojë Topin e Artë, një arritje e madhe për një lojtar të madh, që mund të mos përsëritet më në historinë e futbollit egjiptian, arab, afrikan apo edhe botëror”, përfundon Hassan.
The post Trajneri i Egjiptit: A nuk ka ardhur koha që ‘Topi i Artë’ t’i jipet Mohamed Sallahut? appeared first on Alsat.
