Pasi festuan në derbi, Roma festoi fitoren gjihashtu 2-1 në Nice në ndeshjen e tyre hapëse të Europa League në Rivierën Franceze.

Pas një pjese të parë që ishte vazhdimisht nën kontroll, por pa shumë emocione, përveç golit të anuluar të Mancinit, verdhekuqtë patën një nisje të shkëlqyer në pjesën e dytë, me heroin e së dielës Lorenzo Pellegrini që hyri përsëri me shiritin e kapitenit, dhe kjo falë një pjese jo të vogël të goditjes me kokë të N’Dickës që zgjidhi situatën. Një tjetër mbrojtës, Mancini, shënoi golin e dytë.

Skuadra e Gasperinit iu afrua rezultatit 3-0, por skuadra franceze e rihapi ndeshjen me një penallti të dhënë për një faull naiv nga Pisilli ndaj Mendy. Moffi shënoi, duke ringjallur shpresat e Gran Stade, por Svilar dhe shokët e tij të ekipit qëndruan deri në fund te pamposhtur duke mare 3 piket e para.

Ne ndeshjet e tjera, Paok barazoi me Maccabi Tel Aviv, ashtu si edhe Zvezda me Celtic dhe Betis me Nottingham Forest. Fitore e Dinamo Zagreb, Bragës, Midtjylland, Freiburg dhe Ludogorets.

The post Roma ia del me mbrojtësit, vjen fitorja e parë në Europa League. Rezultatet e tjera appeared first on Telesport.