Në “Bllacë” sekuestrohen 2, 700 qese me suplimente “Arabesca Genitals” dhe “Arabesca Slim Mix”

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare të Bllacës kanë sekuestruar 2,700 qese me suplimente Arabesca Genitals dhe Arabesca Slim Mix, përcjell TV21.

“Gjatë kontrollit të një minibusi në hyrje të shtetit në doganën në pikën kufitare “Bllacë”, u zbuluan plot 2,700 qese me suplementet Arabesca Genitals dhe Arabesca Slim Mix, të cilat ishin fshehur në vende të ndryshme të automjetit. Shoferi i minibusit deklaroi se mallrat e gjetura ishin një dërgesë që duhej t’i dorëzonte një personi në Shkup”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Drejtorisë së Doganave.