Poll Pogba është shumë pranë rikthimit në futboll pas një periudhe të gjatë mungese. Trajneri i Monakos, Adi Huter, ka konfirmuar se mesfushori francez po përparon ndjeshëm.

Sipas mediave franceze, Pogba pritet të jetë i disponueshëm më 5 tetor, në ndeshjen e Ligue 1 kundër Nicës në “Stade Louis II”. Ndërkohë, rikthimi në sfidën e së shtunës kundër Lorient shihet më pak i mundshëm.

Ish-mesfushori i Juventusit nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që prej 3 shtatorit 2023, kur u aktivizua ndaj Empolit. Pak javë më vonë, ai u pezullua për doping dhe u dënua fillimisht me katër vite jashtë fushave.

Megjithatë, në tetor 2024, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv uli ndalimin në 18 muaj, që skadoi më 11 mars 2025.

The post Mësohet data e saktë e rikthimit të Poll Pogba-s në terrenin e gjelbër appeared first on Alsat.