Sot, Atlético dhe Real Madridi do të përballen sërish në “Metropolitano”. Një derbi me aromë beteje, krenarie dhe rivaliteti të përjetshëm. Ky moment historik mbetet i gdhendur në kujtesën e tifozëve: Ronaldo Nazario shënoi golin më të shpejtë në një derbi të kryeqytetit, vetëm pas 14 sekondash, me goditje brilante pas driblimit të Simeone. Ndodhi në sezonin 2003-2004 në “Santiago Bernabéu”.
Real Madridi, në kulmin e “epokës galaktike”, kishte formacion ëndrrash me Zidane, Beckham, Roberto Carlos, Raúl dhe Ronaldo. Atlético, me trajner Gregorio Manzano, kërkonte stabilitet pas rikthimit në Primera. Goli erdhi menjëherë pas fillimit të lojës. Ronaldo kaloi Simeone me një autopas, driblim tipik brazilian, dhe e dërgoi topin mbi portierin Burgos.
Gol vetëm 14 sekondash lojë. Real Madridi dominoi ndeshjen, ndërsa Raúl shënoi golin e dytë në pjesën e dytë, duke vulosur fitoren. Ky gol nuk ishte vetëm për rekord, por tregoi edhe aftësinë e Ronaldo për të shkëlqyer në momentet më të kërkuara. Më shumë se 20 vite më vonë, askush nuk e ka thyer këtë shpejtësi goli në derbet e Madridit.
The post Dita kur Ronaldo shpërtheu “Bernabéun” me golin më të shpejtë në historinë e derbeve (video) appeared first on Telesport.