Në Almaty, në sallën e mbushur të shtypit (në “Ortalyq Stadium”), mes gazetarëve spanjollë e kazakë, spikati një i ftuar special; Andrei Arshavin. Ish-ylli i Zenit dhe Arsenalit, i njohur për magjitë e tij në fillim të viteve 2000, u rikthye aty ku mbylli karrierën në vitin 2018, në moshën 37-vjeçare.

Ndeshja mes ish-klubit të tij dhe Real Madridit nuk është e zakonshme për të. I shpallur hapur si antimadridist dhe tifoz i Barcelonës, Arshavin s’e ka fshehur kurrë antipatinë ndaj madrilenëve. “Uroj që të fitojë Kairat. Çdo humbje e Real Madridit është balsam për zemrën time”, – tha ai për agjencinë EFE.

Nuk është hera e parë që rusi e shpreh publikisht këtë qëndrim. Që në vitin 2011, kur luante me Arsenalin, ai kishte refuzuar një kalim të mundshëm te Real Madridi me fjalë të qarta: “Nuk do të luaja kurrë për Real Madridin, edhe po të më jepnin të gjitha paratë e botës”.

The post “Çdo humbje e Real Madridit është balsam për zemrën time, uroj që Kairat të fitojë” appeared first on Telesport.