Pas gati dy dekadash bashkë, Nicole Kidman dhe Keith Urban janë ndarë, konfirmon një burim i afërt me çiftin.
Çifti i njohur hollivudian ka dy vajza: Sunday Rose, 17 vjeçe, dhe Faith Margaret, 14 vjeçe.
Kidman, aktorja fituese e çmimit Oscar, dhe Urban, këngëtari i njohur i muzikës country me katër çmime Grammy, u martuan në qershor të vitit 2006.
Sipas raportimeve, ata kanë jetuar të ndarë që nga vera, ndërsa mësohet se aktorja nuk ka qenë dakord me këtë ndarje. Arsyet konkrete për përfundimin e martesës së tyre nuk janë bërë ende publike.
Gjatë viteve së bashku, ata kanë përjetuar si suksese ashtu edhe sfida. Të dy janë përkrahur vazhdimisht në karrierat përkatëse, duke u shfaqur shpesh bashkë në evente dhe premiera filmash apo çmimesh.
Vetëm pak muaj pas martesës së tyre, Urban u fut në rehabilitim për të luftuar varësinë ndaj drogës dhe alkoolit — një periudhë që, sipas tyre, i forcoi edhe më shumë si çift. Ndërhyrja e Kidman dhe miqve të tij të ngushtë u konsiderua vendimtare në rikuperimin e këngëtarit.
Ndarja e tyre shënon fundin e një prej lidhjeve më të qëndrueshme dhe të dashura në botën e showbizit
The post Nicole Kidman dhe Keith Urban ndahen pas gati 20 vitesh martesë appeared first on Veriu.info.