Ka nisur edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa dy emrat e parë të konfirmuar si opinionistë, Rudina Dembacaj dhe gazetari Resul Sinani, janë ulur në karriget e panelit.

Për të dy, kjo është hera e parë që marrin rolin e opinionistëve në këtë format televiziv.

Dembacaj dhe Sinani do të komentojnë ngjarjet, debatet dhe dinamikat mes banorëve gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Prania e tyre në panel pritet t’i japë një tjetër dimension diskutimeve rreth banorëve dhe zhvillimeve të këtij edicioni.

The post Nis BBVK5, Rudina Dembacaj dhe Resul Sinani ulen në karriget e opinionistëve appeared first on Veriu.info.