Këngëtari Bejta është bërë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova.

Pjesëmarrja e tij vjen një vit pasi ai kishte zbuluar arsyen pse nuk ishte bërë pjesë e edicionit të katërt të këtij spektakli.

Në atë kohë, Bejta kishte treguar se produksioni nuk ia kishte lejuar mbajtjen e syzeve gjatë gjithë kohës sa do të qëndronte në shtëpi.

Për këngëtarin, syzet nuk janë thjesht aksesor, por pjesë e identitetit të tij artistik, pasi, siç kishte thënë, asnjëherë nuk është shfaqur pa to në publik.

Ndërkaq, në hyrjen e tij në BBVK 5, Bejta është parë me syze, të cilat po i mban edhe brenda shtëpisë.

The post A u dorëzua produksioni para Bejtës? Këngëtari hyn në BBVK me syzet që vitin e kaluar i kushtuan pjesëmarrjen appeared first on Veriu.info.