Dayot Upamecano, i transferuar te Bayern Munich në verën e vitit 2021, ka regjistruar 160 paraqitje dhe 5 gola me fanellën bavareze. Gjatë kësaj periudhe ka qenë protagonist në fitimin e tre titujve të Bundesligës dhe tri Superkupave të Gjermanisë.
Sot, mbrojtësi francez i lindur në vitin 1998 gjendet vetëm disa muaj larg skadimit të kontratës së tij me kampionët e Gjermanisë, duke hapur diskutime mbi të ardhmen e tij.
Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, u shpreh: “Nuk më surprizon që shumë skuadra janë të interesuara për Dayot. Ne po vazhdojmë të punojmë për ta bindur që të qëndrojë. Duam ta bindim me çdo kusht për projektin tonë, sepse synojmë ta kemi edhe në të ardhmen”.
The post Eberl për rinovimin e kontratës me mbrojtësin francez: Duam ta mbajmë me çdo kusht appeared first on Telesport.