Janë mbyllur pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Në stadiumin olimpik të Katalonjës, Barcelona është duke barazuar 1-1 ndaj PSG-së. Barcelona ka gjetur golin në minutën e 19-të, pas një topi të humbur nga Vitinha dhe të fituar nga Lamine Yamal, i cili kombinon me Pedri-n, ky me Rashford dhe në fund Ferran Torres shënon. Goli i barazimit për francezët do të vinte në minutën e 38-të, ku Senny Mayulu do të shënonte pas një asisti briland të Nuno Mendes.

Në “Emirates”, Arsenal është duke fituar 1-0 ndaj Olympiacos. Londinezët shënuan në minutën e 12-të me Gabriel Martinelli, i cili ishte në vendin dhe momentin e duhur për të dërguar topin në rrjetë, pasi goditja e Gyokeres u ndal fillimisht nga portieri mik.

Villarreal është duke fituar 1-0 ndaj Juventusit. “Nëndetësja e verdhë” gjeti golin në minutën e 18-të me Mikautadze, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Nicolas Pepe.

Man. City është duke fituar në transfertë 1-2 në Monaco. “Qytetarët” kaluan të parët në avantazh me Haaland në minutën e 14-të, pas asistit të Gvardiol. Francezët barazuan shifrat me Jordan Teze në minutën e 18-të. Në fund të pjesës së parë, Haaland shënoi sërish për City-n.

Napoli është duke fituar 1-0 ndaj Sporting Lisbon me golin e Hojlund. Dortmund është duke fituar 1-0 ndaj Bilbao me golin e Svensson. Takimi i vetëm pa gol është ai mes Leverkusen dhe PSV.

SHIKOGOLAT

The post CHAMPIONS LEAGUE: “Paqe” në Barcelona-PSG, Arsenal dhe City “ok”. Juventus po mundet në Spanjë appeared first on Telesport.